Pyetjet më të zakonshme

    Deri në sa ora punoni?

    Jeni të mirëseardhur në objektin tonë në rrugën Tetovë- Jazhincë në dalje të fshatit Xhepçisht, çdo ditë nga e hëna deri të shtunën, prej 08:00 deri në 18:00. Gjithsesi nëse jeni një biznes i interesuar për bashkëpunim apo klient, mund të na kontaktoni në çdo kohë përmes email adresës info@xhegi.com, kontakt formës në faqe apo numrit të telefonit.

    A prodhoni modele të tjera përveç këtyre që janë në faqe?

    Jo momentalisht janë vetëm modelet që mund ti gjeni të listuara në faqe tek produktet, për risitë më të reja na ndiqni në rrjetet tona sociale.

    A mund të porositen ngjyra të tjera?

    Po, për porosi në sasi më të madhe mund që të gjithë produktet tona të personalizohen me ngjyrat që ju duhen.

    Sa kohë zgjatë deri në realizimin e porosisë?

    Varësisht nga sasia e porositur, gjithësesi shumicën e produkteve tona e gjeni të gatshme në objektin tonë dhe mund të realizohet dërgesë në ditën e porosisë apo të nesërmen.